SERBIA E SHQETËSUAR: RËNIE E LINDJEVE NË VEND, LUGINA PO RRITET

Në Serbi janë të shqetësuar me rënien e madhe të natalitetit, sidomos kur flitet për qytetet në jug të vendit.


Instituti Republikan i Satistikave në Serbi ka ngritur shqetësimin me rënien e lindjeve të foshnjave në tërë teritorin e Serbisë, duke i acaruar më shumë fakti se ngritje të lindjeve ka vetëm tek shqiptarët, në Preshevë dhe Bujanovcë.

Ky Institut po thotë se shumë njerëz po vdesin në Serbi, andaj shqetësim është numri i vogël i lindjeve për t’u rritur numri i popullësisë, shkruan Gazeta Metro.

Shkalla e rritjes natyrore në vitin 2018 në Serbi ishte pozitive në vetëm gjashtë qytete, në mesin e tyre janë edhe dy komunat në jug të Serbisë që banohen me shqiptarë, me rritje pozitive natyrore janë Bujanovci dhe Presheva.

Në Serbi, në vitin 2018, 63.975 fëmijë kanë lindur dhe 101.655 persona kanë vdekur, kështu që numri i banorëve ka rënë me 37.680 në bazë të kësaj dallimi.

Është vlerësuar se në Serbi në vitin 2018 ka jetuar 6,982,604 banorë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Kamberi ngre alarmin: Serbia në fazën finale drejt rikthimit te shërbimit të detyrueshëm ushtarak

PreshevaPRESS

Rubin në hagë rrëfen rolin e tij në marrëveshjen për Luginën e Preshevës, kohë që lidhet me UÇPMB-në

PreshevaPRESS

Aksion për kontrolle të shtuara trafiku nga 16 deri më 22 shtator 

PreshevaPRESS