Selimi takon Metën: Uniteti, çelës për fuqizimin e faktorit shqiptar në rajon

Ministri i Drejtësisë të Kosovës, Selim Selimi, gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri, është takuar me të parin e këtij shteti Ilir Meta.


Selimi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me presidentin shqiptar kanë biseduar për zhvillimet e fundit politike në të dyja vendet, ashtu si edhe për fuqizimin e faktorit shqiptar në rajon.

“Nder i madh të takoja sot Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Bashkëbisedim i hapur për zhvillimet e fundit politike në të dy anët e kufirit, duke vlerësuar poashtu se uniteti është çelës për fuqizimin e faktorit shqiptar në rajon. Populli shqiptar ka në qenësinë e tij vlerat euro-atlantike dhe e vetmja rrugë për të përshpejtuar integrimin në BE, aty ku përket natyrshëm, është fuqizimi i sundimit të ligjit dhe të çdo hallke të sistemit të drejtësisë“.

Gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri, i pari i drejtësisë është takuar me homologen e tij nga Shqipëria Etilda Gjonaj me të cilën është dakorduar për avancim të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri në fushën e drejtësisë. /KlanKS

ARTIKUJT E NGJASHËM

Producenti Sokol Guga gati të sjell spektaklin e Shën Terezës në Ulqin

PreshevaPRESS

Tragjedi në Llap / Pasi vrau të dashurin, 31-vjeçarja e mori peng gruan e axhës

PreshevaPRESS

Bënin thirrje për xhihad, tri vjet burgim për dy të akuarit

PreshevaPRESS