Seanca e VI-të super e shkurtër, Kuvendi i Preshevës miraton rishikimin e buxhetit për 15 minuta

Sot u mbajt Seanca e VI-të e Kuvendit Komunal të Preshevës, e cila nisi me vonesë dhe përfundoi pas rreth 15 minutash punime.


Gjatë seancës u miratuan të gjitha pikat e parashikuara në rendin e ditës, përfshirë rishikimin e tretë të buxhetit komunal për vitin 2025, miratimin e ekstraktit të procesverbalit nga seanca e kaluar, dhe dy pika të tjera të parapara për diskutim.

Në kuadër të diskutimeve për rishikimin e buxhetit, Visar Memeti, këshilltar i vetëm nga Alternativa për Ndryshim, ngriti pyetje mbi përdorimin dhe prioritetet e buxhetit. Sidoqoftë, ai nuk mori asnjë përgjigje gjatë seancës.

Seanca e sotme pasqyron aktivitetin e Kuvendit Komunal në menaxhimin e çështjeve financiare dhe të institucioneve lokale, ndërsa vëmendja mbetet tek transparenca dhe përgjigjshmëria ndaj pyetjeve të këshilltarëve, të cilat janë të rëndësishme për llogaridhënien e pushtetit lokal ndaj qytetarëve.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Gjykata e Strasburgut regjistron padinë kundër Serbisë për pasivizimin e adresave në Luginë

PreshevaPRESS

Pajaziti: Përfundojnë punimet për rregullimin e tualeteve në administratën komunale

PreshevaPRESS

Presheva vazhdon të kryesojë listën e qyteteve me pagën më të ulët në Serbi

PreshevaPRESS