SAMI SALIHU: LRPDSH GARANCË DHE SIGURI PËR QYTETARËT, KUVENDI NUK DO TË SHPËRNDAHET

PreshevaPRESS ka raportuar e para se për shkak të përçarjeve rreth emrit të kandidatit të APN-së për deputet po shqyrtohet shtyrja e seancës së Kuvendit Komunal në Preshevë për datën 09.03.2020, gjë që u konfirmua më vonë si raportim i saktë.


Në lidhje me situatën e krijuar në Preshevë pas shtyrjes së seancës së Kuvendit Komunal të Komunës së Preshevës nga 2 mars në 9 mars, edhe kryetari i Kuvendit Komunal të Komunës së Preshevës, Sami Salihu është deklaruar ekskluzivisht për PreshevaPRESS.

Salihu në deklarimin e tij rreth situatës së krijuar për PreshevaPRESS ka thënë se Lëvizja për Reforma përveç frymës demokratike që nga viti 2016 është munduar të funksionojë dhe veprojë me transparencë dhe bashkëkordinim në vendimmarrje.

“Faleminderit juve, që si media dhe si portal  po tregoni interes  për situatën politike në Preshevë. Lëvizja për Reforma, konkretisht fryma se saj demokratike,  për transparencë dhe bashkëkoordinim në vendimmarrje ka rrjedhur nëpër damarët e këshilltarëve që më herët,por që u finalizua e u vu në jetë në vitin 2016.” ka thënë Sami Salihu për PreshevaPRESS.

Kryetari i Kuvendit, Salihu, rreth situatës së krijuar në Preshevë pas shtyrjes së seancës së parë thotë se LRPDSH ka qenë shtyllë e palëkundur institucional e pushtetit lokal dhe si organizim politik garanton siguri dhe garanci për qytetarët e komunës sonë.

“Jeni vet dëshmitarë që në mënyrë konsistente, nga themelimi i saj, e deri në këto momente që po flasim, Lëvizja jonë, ka qenë dhe është një shtyllë e palëkundur institucionale e pushtetit. Kjo do të thotë që Lëvizja jonë, ka qenë mu ai organizim politik që ka garantuar siguri dhe garanci, por njëkohësisht edhe vizion dhe shpresë për Qytetarët e Komunës sonë.” shton më tutje Salihu për PreshevaPRESS.

Sipas burimeve të PreshevaPRESS për raportimet në lidhje me shtyrjen e seancës nga data 2 mars në 9 mars, e që u konfirmuan të sakta, shtyrja e seancës është pasojë e përçarjeve brenda APN-së për emrin e kandidatit të kësaj partie për deputet në listën e përbashkët shqiptare në zgjedhjet parlamentare, problematikë kjo që mundë të dërgojë në shpërndarjen e Kuvendit Komunal, mirë por kryetari i Kuvendit, Sami Salihu thotë se Lëvizja për Reforma nuk do të lejojë shpërndarjen e Kuvendit Komunal të Komunës së Preshevës.

“Si përfundim të pyetjes suaj të parë me garancion ju përgjigjem që termi shpërndarje e kuvendit nuk ekziston në fjalorin e Lëvizjes. E duke u lidhur me pjesën e dytë të pyetjes suaj, Lëvizja për Reforma ka lindur si nevojë e frymës së bashkëpunimit, demokracisë partiake dhe është bartëse e të gjitha proceseve demokratike, e gjithmonë pozitive për qytetarët e Komunës së Preshevës.” përfundon deklarimin të tij për PreshevaPRESS, kryetari i Kuvendit, Sami Salihu.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS