Polisat e sigurimit të automjeteve janë rritur mesatarisht me rreth 22% që nga gushti, ka konfirmuar për portalin N1 Zoran Ćirić nga Shoqata e Siguruesve të Serbisë (UOS), duke shtuar se çmimi i polisës së sigurimit ka ndryshuar për herë të fundit më 1 korrik. 2014.
“Polisa e sigurimit është vetëm një pjesë e kostove totale për regjistrimin e mjeteve motorike, është përgjegjësi e kompanive të sigurimit dhe vetëm ajo është më shtrenjtë. Prandaj, nëse çmimi i polisës para rritjes së çmimit ishte 10.000 dinarë, tani do të kushtojë rreth 12.000, ndërsa çmimi i kontrollit teknik dhe shuma e tarifave të paguara gjatë regjistrimit të automjetit mbeten të pandryshuara”, ka thënë Çiriq.
Sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Siguruesve të Serbisë, Dushko Jovanoviq, thekson se arsyeja kryesore e rritjes së çmimit të policës së sigurimit është rritja e çmimeve të pjesëve rezervë, që sipas tij është shkaktuar nga inflacioni në nivel botëror.
“Rritje ka edhe në çmimet e shërbimeve të transportit dhe vlerësimi i dëmeve, por një element i rëndësishëm që ka ndikuar në rritjen e çmimeve janë çmimet më të larta të orës s itë punës në qendrat e serviseve sepse çmimet në vendin tonë kanë arritur në nivelin e atyre që janë aktuale në vendet më të zhvilluara evropiane”, thekson Jovanoviq.
Siç thotë ai, që nga rritja e fundit e polisës së sigurimit nga autopërgjegjësia në Serbi, është shënuar inflacion prej 20,68 për qind.
“Nga ana tjetër, në vitin 2019 kemi pasur një ndryshim në sistemin bonus/malus në pjesën e rritjes së bonusit, nga dhjetë në 15 për qind për të dytin dhe nga 15 në 25 për qind zbritje për grupin e parë premium”, nënvizon Jovanoviq.
Sekretari i Përgjithshëm i SHSS-së rikujton edhe rritjen e mëtejshme të kufirit për kompensimin e dëmeve të parapara me Ligjin për sigurimin e detyrueshëm në komunikacion. Sipas tij, është një proces i vazhdueshëm që nënkupton rritje graduale të kufirit për kompensimin e dëmeve.