Rrëzohet një aeroplan afër pistës ajrore të NATO-s në Gjermani

Foto ilustrim

Dy persona kanë humbur jetën kur një aeroplan i vogël civil “Lirjet” u rrëzua pranë pistës ajrore të NATO-s pranë Rendsburgut të Gjermanisë, raportoi sot “Bild”.


Avioni ishte marrë me qira nga Forcat Ajrore Gjermane dhe të dy pilotët humbën jetën, në aksidentin për të cilin u tha të ishte një fluturim stërvitor.

Lajmin për rrëzimin e avionit e ka konfirmuar ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

Aksidenti ka ndodhur pas ngritjes dhe avioni që është dashur të fluturojë për në provincën e Saksonisë së ulët.

Në vendin e aksidentit kanë dalur një numër i madh i zjarrfikësve dhe policisë, ndërsa ende nuk dihen rrethanat që kanë çuar në rrëzimin e aeroplanit.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Çfarë duhet të dini rreth fillimit të kontrolleve të reja kufitare në aeroportet zvicerane

PreshevaPRESS

Gjermania shfuqizon programin e përshpejtuar për marrjen e shtetësisë

PreshevaPRESS

Lajme të rëndësishme nga Zvicra për të cilat duhet të lexoni këtë javë

PreshevaPRESS