Rreth 732.000 euro për shqiptarët e Luginës nga Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka aprovuar kërkesën e Këshillit Kombëtar Shqiptar e cila vie nga vendimi për ndarjen e mjeteve për studentë dhe familje me 3 e më tepër nxënës në procesin mësimor.


Vlera totale e shumës së aprovuar është 731.916 euro, shkruan FOLonline.

Përveç falenderimeve, kryetari i KKSH, Nevzad Lutfiu, ka sqaruar se si do të bëhet ndarja e mjeteve.

1234 familje shqiptare do të përfitojnë.

500 euro do t’i ndahen studentëve të vitit të parë.

600 euro studentëve me notë mesatare nga 6 deri 8.

700 euro studentëve me notë mesatare nga 8 deri 10.

500 euro do t’i përfitoj secila familje shqiptare e vendit tonë që i ka 3 fëmijë në procesin edukativo-arsimor dhe nxënësit pa asnjë prind ose vetëm me një prind(prindi/ërit i/e të cilëve kanë vdekur).

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS