Rreth 145 ton domate për pjesëmarrësit e festivalit tradicional në Spanjë / Foto

Më se 20 mijë pjesëmarrës e kanë shkëmbyer domate mes vete, si pjesë e një festivali tradicional Tomatina, që zhvillohet në Spanjë.


Në betejën e zgjatur disa orë, që u zhvillua në disa rrugë të Bunol, janë shpërndarë rreth 145 ton domate, duke lënë shenja nëpër fasadat dhe përgjatë rrugës.

Organizatorët, e kanë pasur për detyre që t’i pastrojnë me vrushkuj uji fasadat, ndërsa pjesëmarrësit janë pastruar nëpër dushet e shumta që janë vënë nëpër qytet dhe në lumë.

Interesimi për madh për këtë festival, ka bërë që 5,000 bileta të ndahen për banorët lokalë, derisa janë shitur rreth 17 mijë bileta për turistet e huaj. Për një biletë, është dashur të paguhet 12 euro.

Hera e parë kur është zhvilluar ky festival ishte para 74 vitesh, e inspiruar nga disa fëmijë që luanin në këtë formë, në këtë regjion që kultivon domate.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

PreshevaPRESS

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

PreshevaPRESS

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi

PreshevaPRESS