Rrëfimi i bukuroshes nga Presheva që rrëmbeu tri çmime në “Miss Pavarësia 2021”

Në një spektakël me plot emocione dhe surpriza, nata gala e organizuar nga “Model Agency Freedom” nxori në skenë edhe një bukuroshe preshevare. 

Gjelbrime Shaqiri është tetëmbëdhjetë vjeçarja nga Presheva, e cila, në spektaklin e bukurisë Miss Pavarësia 2021, u gjet në mesin e 30 konkurrenteve dhe arriti të i fitojë 3 çmime.

Ajo për PreshevaPRESS rrëfen ekskluzivisht rrugën dhe sfidat që pati drejt këtij spektakli, e që për Gjelbrimen ishte ide dhe dëshirë e kahmotshme, e cila u kurorëzua me sukses.

E lindur më 08 prill të vitit 2002, Gjelbrimja nga fshati Tërrnavë në komunën e Preshevës, prezantoi Luginën në konkursin e bukurisë “Miss Pavarsia 2021”. Përmes paraqitjes në mbrëmjen e 14 shkurtit, ajo arriti të sigurojë kurorën e çmimeve Miss Percjellsës së katërt, Miss Fotozhenia dhe Miss Bikini, gjë që shkaktoi emocione të papërjetuara deri më tani nga ajo.

Gjelbrimja pohon se përshkak të vendit prej nga vjen, nuk kishte kushtet e njëjta me konkurentet e saja, por me mbështetjen e madhe të familjes, vetëbesimin dhe përkushtimin e saj, arriti të ecë drejt realizimit të ëndrrës së saj, e që ajo e cilëson një fillim të mbarë.

Gjelbrimja, e cila rrugëtimin në fushën e modes sapo e ka filluar, premton se me përkushtim e pasion do të vazhdojë të punojë drejt qëllimeve dhe çmimeveë të reja.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Blushi në Preshevë me rastin e ditës së bibliotekës së qytetit “Mehmet Jusufi” 

PreshevaPRESS

Përkujtohet vepra dhe jeta e Agron Boriçit në dhjetë vjetroin e vdekjes së tij

PreshevaPRESS

Irma Kurti shpallet “Poetja e muajit” nga revista britanike “The seventh quarry”

PreshevaPRESS