Mbrëmë, Forumi Rinor i PVD-së në Preshevë, ka zgjedhur koordinatorin e tij për të udhëheqë me këtë forum deri në zgjedhjet e rregullta të Forumit Rinor të PVD-së.
Siç edhe është vendosur në mbledhjen e kryesisë së PVD-së, nē përbërje të zgjëruar, mbrëmë, Forumi Rinor i Partisë për Veprim Demokratik ka zgjedhur koordinatorin e këtij forumi.
PreshevaPRESS mëson se në mbledhjen e kryesisë së degës së PVD-së në Preshevë, të mbajtur më 26.12.2020, me anëtarët e kryesisë së degës dhe asaj të përgjithshmes nga dega e PVD-së në Preshevë, është vendosur që të zgjidhet koordinatori i Forumit Rinor i Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë, i cili do të udhëheqë me punën dhe aktivitetet e FR-PVD deri në zgjedhjet e reja të rregullta të këtij forumi.
Në garën për Koordinator të Forumit Rinor kanë qenë dy përfaqësuesit e rinisë së PVD-së, Besfort Sulejmani dhe Shkëlzen Kamberi, e që gjatë proçersit me votë të fshehtë, nga 46 vota të vlefshme, 31 vota kanë qenë për Shkëlzen Kamberin dhe 14 Besfort Sylejmanin.
Me konstatimin e proçesit zgjedhor ei të rregullt, pas numërimit dhe çertifikimit të rezultateve, Shkëlzen Kamberi është emëruar koordinator i Forumit Rinor të Partisëpër Veprim Demokratik në Preshevë, deri në zgjedhjet e rregullta të këtij organi, të cilat priten të mbahen gjatë pjesës së parë të vitit 2021.