RINIA E PDSH-së KA REALIZUAR AKSION TEK PARKU I PAQES

Forumi Rinor i Partisë Demokratike Shqiptare gjatë ditës së sotme realizoi një aksion duke vendosur postere me moto “kundër hajnisë” që po ndodh nga pushteti mashtrues i Komunës së Preshevës.


Posterat janë vendosur në shenjë revolte ndaj pushtetit lokal të udhëhequr nga Shqiprim Arifi të cilët kanë filluar ndërtimin e këtij parku në vitin 2018 dhe ende ky park nuk po përfundon.

Në njërën pankartë të vendosur nga Forumi Rinor i PDSH-së shihet se në këtë park nënshkrues i kontratave është Shqiprim Arifi kurse punëkryes është Argjend Bajrami i cili është nënkryetar i APN-së, i nominuar për deputet për zgjedhjet parlamentare në Serbi nga rradhët e APN-së, njëherit edhe i arrestuar për keqpërdorim, gjithashtu prokurorimin publik e ka kryer Mendurim Presheva i cili është nënkryetar i APN-së, zëdhënës i Shqiprim Arifit, gjithashtu edhe ky i arrestuar për keqpërdorim.

Donacion për këtë park të quajtur ”Parku i paqës” e të cilin rinia e PDSH-së po e quan “Park i hajnisë” janë dhuruar donacion prej 100 mijë euro nga qeveria e Republikës së Kosovës, kurse parku ende vazhdon të jetë i pa rregulluar.

ARTIKUJT E NGJASHËM

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

PreshevaPRESS

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS