RINDIZET DEPONIA E MBETURINAVE TË QYTETIT TË PRESHEVËS

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, është përfshirë përsëri  në flakë deponia e mbeturinave të qytetit, ku tashmë flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme të deponisë.


Edhe pse Komuna e Preshevës ka harxhuar mjete të shumta financiare në vendosjen e kamerave të sigurisë për rreth deponisë me qëllim të ndalimit të ndesjes së saj dhe hedhjes së mbeturinave nga qytetarët, Komuna e Presheves ende nuk ka reaguar për këtë problematikë.

“Kamerat e sigurisë nuk kanë arritur të regjistrojnë zjarrvënësit, pasi flakët e para janë vërejtur nga pjesa e pasme e shpatit në thellësi të pa kapshme për kamerat” ka shkruar portali i afërt me APN-në Presheva.com.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS