Në Preshevë janë mbajtur zgjedhjet lokale, në të cilat të drejtë vote kanë pasur 43457 qytetarë, derisa pjesëmarrja në zgjedhjet lokale në Preshevë deri në orën 20:00 është 33.43 për qind.
Rezultatet preleminare e nxjerrin fitues PVD-në me 4080 vota, e dyta renditet PDSH me 3093 vota dhe APN është e treta me 2856 vota, LR ka fituar 2140 vota dhe renditet në vendin e katërtë, rritje të madhe ka pasur Aleanca për Luginën e cila ka zënë vendin e pestë me 1154 vota, UDSH ka fituar 566 vota dhe renditet në vendin e gjashtë dhe të fundit është Lista Serbe me 641 vota.
Sipas përllogaritjeve të rezultateve preliminare, Partia per Veprim Demokratik do të ketë 11 ulëse në Kuvendin e Preshevës, pas së cilës rradhiten Prtia Demokratike Shqiptare dhe Alternativa për Ndryshim me nga 8 ulëse. Lëvizja për Reforma 6 ulëse, Aleanca per Luginen 3 ulese, Unioni Demokratik Shqiptar 1 ulëse ndërsa Lista Serbe 1 ulëse.
Këto ulëse janë nxjerr pas rezultateve preleminare ndersa uleset e sakta do te dihen pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Komunal Zgjedhor.
Sipas informacioneve që PreshevaPRESS ka marrë, në materjalin zgjedhor të vendvotimit nr.7 në Preshevë ka munguar fleta kontrolluese, e që hedhet në kutinë e votimit paralelisht me fletëvotimin e votuesit të parë. Mbetet të shihet se a do të përsëriten votimet në këtë vendvotim, vendim ky që pritet të miret sot gjat mbledhjes së KKZ-së.