Bazuar në parashikimet hidrometeorologjike për Luginën, pesë ditët e ardhshme pritet të karakterizohen nga kushte të ndryshueshme meteorologjike.
Në bazë të të dhënave hidrometeorologjike, të hënën dhe të martën parashihen reshje shiu me intensitet të ndryshueshëm, që në disa zona mund të jenë më të theksuara.
Nga e mërkura, mëngjeset do të jenë më të ftohta dhe parashihet mundësi për paraqitje të mjegullës në orët e hershme të ditës, kryesisht në ultësira, derisa pritet të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi i veriperëndimit dhe juglindjes.
Në përgjithësi, gjatë javës pritet mot tipik vjeshtor, me periudha me diell, vranësira dhe reshje të përkohshme.
Moti i plotë për pesë ditët e javës së ardhshme:
E hëna do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu, e që temperaturat minimale do të sillen mes 5 dhe 8°C, derisa ato maksimale nga 10 deri në 13°C. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi, me shpejtësi 1-7 m/s
Gjatë ditës së martë parashihet moti i vranët dhe me intervale me diell, e që vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale pritet të sillen mes 4 dhe 8°C ndërsa temperaturat maksimale: 10-13°C. Gjatë ditës do të fryjë era nga veriperëndimi, me shpejtësi 1-6 m/s
Të mërkurën parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara, me temperatura minimale 0-3°C dhe maksimale 9-12°C, e që gjatë ditës do të fryjë erë ga jugperëndimi, me shpejtësi 1-5 m/s
E enjtja do të karakterizohet me mot me diell dhe pjesërisht të vranët. Temperaturat minimale parashihet të sillen mes -1 deri 2°C, ndërsa ato maksimale mes 9 dhe 13°C. Gjatë ditës do te fryjë erë nga juglindja, me shpejtësi 1-4 m/s.
E premtja do të vazhdojë moti me diell dhe vranësira të shpërndara sikurse të enjten, me temperaturat minimale: -2 deri 0°C dhe maksimale: 10-13°C, me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.
