Farfallet janë zgjedhja më e mirë për ti kombinuar me një shumëllojshmëri salcash dhe erëzash të përgatitura nga duart tuaja, kjo është edhe pjatë që ju ndihmon të kaloni më shpejtë pjesën e kuzhinës nga kjo ditë e lodhëshme si di të jetë vetëm e hënja.
Përbërësit e nevojshëm:
1 pako makarona Farfalle
1 thelpi hudhëe
pak majdanoz
vaj ulliri
pesto
salcë domatesh
piper të zi
100 gr kaçkavall
Kripë
Mënyra e përgatitjes:
Në një tenxhere me ujë të valuar shtoni për të zierë makaronat Farfalle. Ndërkohë grini imët hudhrat, majdanozin. Në një tigan me pak vaj ulliri skuqni hudhrat me salcën me domate dhe fistëkë. Përzijini mirë dhe shtoni pak ujë.
Më pas shtoni dy lugë salcë domateve dhe krip dhe piper sipas dëshirës.
Shtoni makaronat Farfalle. Grini sipër pak kaçkavall dhe janë gati për tu shërbyer.