REAGON KRYETARI I OVL UÇPMB-së, NAZMI HAJREDINI

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, Nazmi Hajredini, përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ka reaguar rreth diskriminikit shtetëror ndaj shqiptarëve.


Reagimi ka ardhur pasi Nazmi Hajredini kishte vendosur flamurin shqiptarë në hyrje të shtëpisë së tij me rastin e fillimit të një dasme, siç e don tradita, dhe policia lokale është paraqitur me kërkesën e largimit të flamurit.

Në vazhdim ju sjellim reagimin e plotë të kryetarit të OVL UÇPMB-së, Nazmi Hajredini, në facebook:

REAGIM

Shqiptarët e Kosovës Lindore ka kohë që nuk konsiderohen nga shteti i Serbisë qytetarë me të drejta të barabarta me të tjerët. Diskriminimi nuk është i sodit, djeshit apo i kohëve të fundit. Ky diskriminim është vazhdimësi shekullore. Neve na mohohen edhe të drejtat elementare që i meriton një popull si flamuri, gjuha, historia kombëtare etj. Shembull më i freskët me abuzimin e të drejtave të shqiptarëve në Kosovën Lindore është paraqitja e policisë para shtëpisë së veprimtarit të çështjes kombëtare, njëherit edhe kryetarit të OVL E UÇPMB – së z. Nazmi Hajredini. Policia i kërkoi z. Hajredinit që të largoj flamurin kombëtar i vendosur në dyert e shtëpis siç e do tradita shqiptare me rastin e fillimit të darsmave. Është e pakuptueshme që ky provokim nuk kursehet as kur është në pyetje ahengu familjar. Në Kosovën Lindore flamujt kombëtar përdoren pa pengesa gjatë ahengjeve e organizimeve private familjarë. Si duket kjo gjë nuk vlen edhe për familjen e z. Hajredinit. Derisa në Kosovë, serbët gëzojnë të drejta me elementare shtetëformuese, te ne nuk lejohen simbolet kombëtare as në gëzime familjare. Familja Hajredini reagon ndaj këtij provokimi, duke ia bërë me dije opinionit publik se shqiptarët e Kosovës Lindore vazhdojnë të kërcnohen duke mos iu lejuar që të përdorin simbolet kombëtare edhe elementet tjera të autoktonisë shqiptare. Me indinjatë të thellë shprehim reagimin tonë familjarë ndaj këtyre veprimeve të pakujdesshme dhe jocivilizuese të autoriteteve policore serbe në Preshevë. Historia, kultura, tradita, gjuha, flamuri, darsma, vdekja, kanë qenë dëshmi e lashtësisë shqiptare në këto troje. Ato janë tonat, do t’i ruajmë e do t’i mbrojmë deri sa këtu do të frymon edhe gjeni më i fundit shqiptarë.
Në emër të familjes Hajredini, z. Nazmi Hajredini

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS