Javën e kaluar, me propozim të Shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme, kryetari i Preshevës ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme duke kufizuar edhe orarin e punës së bizneseve në fushën e gastronomisë dhe ndaluar punën nga ora 20.00 deri në ora 05.00 të ditës vijuese.
Një ditë më vonë, përmes një opinioni të titulluar “Gastronomëve, Zoti u ndihmoftë!”, aktivisti i shoqërisë civile Abdulla Ahmedi u ka dalë në mbrojtje këtyre bizeseve duke kundërshtuar vendimin për mbylljen e tyre, gjë e cila siç duket ka shtyrë Shtabin lër situata të jashtëzakonshme më 23.07.2020, të e ndryshojnë vendimin duke e futur në listën e kufizimit të orarit të punës edhe bizneset si bastoret -automat klubet – kazinove etj.
Drejtori i Qendrës për Politikë Praktike, Dragan Popoviq, ka thënë për PreshevaPRESS se asnjëherë asnjë komunë nuk mundet të ndërmerr masa sipas dëshirës.
“Komuna juaj pa bazë ligjore ka ndryshuar masat të cilat i ka vendosur Qeveria. Nëse në Preshevë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, me automatizëm zbatohen masat e Qeverisë së Serbisë, nuk mundet komuna të i ndryshojë ato” ka thënë Popoviq për PreshevaPRESS.
E derisa pronarët e lokaleve të bizneseve në fushën e gastronomisë nuk kanë pranuar asnjë përgjigje për takimin e kërkuar me kryetarin Arifi, ata sot kanë deponuar në Komunë një reagim përmes të cilit kanë mërmuar rishikimin e masës mufizuese të orarit për këto biznese.
Më poshtë po ju sjellim dokumentin e plotë: