REAGOJNË PARTITË POLITIKE PAS DHUNËS NË KUVEND, FAJSOJNË NJËRA TJETRËN

Dje gjatë seancës së V-të të Kuvendit Komunal të Preshevës për shkak të fjalorit dhe debatit të kryetarit të Komunës Shqiprim Arifi, i cili hodhi shumë akuza në drejtim të partive opozitare, ka ardhur deri te aktet e dhunës të papara deri më tani në asamblenë komunale të Preshevës.


Insistimi i udhëheqësit të Kuvendit, Sali Salihut, për ta përjashtuar nga seanca këshilltarin e PVD-së Rinor Krasniqi nga seanca ishte akti që çoi deri te bllokimi i punës së Kuvendit, e që shkaktoi skandalin e paparë deri më tani dhe në kundërshtim me të gjitha normat ligjore mbi të cilat funksionon Kuvendi, përmes përfshirjes së rojtarëve të objektit të komunës dhe policisë në punën e Kuvendit, gjë që është plotësisht në kundërshtim me rregulloren dhe statutin e Kuvendit dhe Komunës së Preshevës.

Për shkak të përfshirjes së  rojtarëve të objektit të Komunës dhe policisë multietnike në punën e Kuvendit për herë të parë në Preshevë u panë pamje që nuk kanë ndodhur asnjëherë deri më tani në historinë e asamblesë komunale të Preshevës.

Në lidhje më dhunën dhe problematikën e krijuar gjatë seancës së V-të të Kuvendit Komunal kanë reaguar të gjitha partitë politike që veprojnë në Preshevë, duke ia hedhur fajin njëra-tjetrës.

PVD përmes një reagimi në faqen e sajë në facebook ka thënë “Ishte kjo skena më e turpshme e parë ndonjëherë në seancat e Kuvendit komunal të Preshevës, tentativa e pjesëtarëve të sigurimit që dhunshëm ta largojnë këshilltarin e PVD. Është për të ardhur keq që një situatë e këtillë u bë sot edhe me mosreagimin me kohë ndaj fjalimeve fyese e denigruese të Shqiprim Arifit, nga ana e kryetarit të Kuvendit, Sami Salihu. Duke lejuar në vazhdimësi fjalimet fyese të Arifit nga foltorja e Kuvendit, kryetari Sami Salihu po behët edhe vet pjesë e kësaj praktike mesjetare të të parit të komunës së Preshevës.

https://www.facebook.com/OfficialPVD/posts/2229592230501851/

APN ka qenë e dyta që ka reaguar përmes një kumtese në facebook e në përmes të cilës thuhet  “Dënojmë ashpër dhunën gojore dhe fizike që ka në agjendë PVDSH-ë në Kuvendin Komunal të Preshevës, ndërkaq ftojmë anëtarët, simpatizantët e APN-së si dhe gjithë qytetarët e Komunës së Preshevës të përmbahen ndaj provokimeve eventuale si dhe rasteve spontane.”

https://www.facebook.com/AlternativaPerNdryshim/videos/447006622581756/

Partia Demokratike Shqiptare dhe grupi qytetar Lëvizja për Reforma të PDSH-së nuk janë deklaruar në lidhje me situatën e djeshme të krijuar në asamblenë komunale të Preshevës.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Sinani e Pajaziti në takim me përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë të Serbisë

PreshevaPRESS

Përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Bujanoc dhe Preshevë

PreshevaPRESS

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

PreshevaPRESS