REAGIMI I OVL-UÇPMB NË SHTATË VJETORIN E HEQJES SË LAPIDARIT NË PRESHEVË

OVL e UÇPMB-së ka reaguar me rastin e shtatë vjetorit nga largimi i lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së të larguar nga forcat speciale të Republikës së Serbisështatë vite më parë nga qendra e qytetit të Preshevës.


Në vazhdim po ju sjellim reagimin e plotë të kryetarit të OVL UÇPMB-së, Nazmi Hajredini.

REAGIM

Më 20 janar të këtij viti bëhen shtatë vite nga largimi i Lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB- së. Më saktësisht më 20 janar 2013 në mëngjesin e hershëm forca të shumta të xhandarnërisë serbe dhunshëm larguan Lapidarin e Dëshmorëve të UÇPMB – së i vendosur në qendrën e qytetit të Preshevës para Kuvendit Komunal në Preshevë.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB- së me seli në Preshevë e kujton këtë ngjarje makabër të pushtetit të Beogradit ndaj shqiptarëve të Kosovës Lindore. Largimi i dhunshëm i lapidarit ishte porosi direkte e politikës shovene serbe ndaj vlerave kombëtare të shqiptarëve. Me këtë akt të ulët barbarë dëshmuan se urrejtja shekullore e akumuluar në vetëdijen kolektive serbe ndaj shqiptarëve, vlerave kombëtare, kulturës, autoktonisë shqiptare është thellë e mbjellur në mendësinë dhe politikbërjen e qeverisë së Beogradit ndaj shqiptarëve në përgjithësi.

Nuk u atakuan shqiptarët e Kosovës Lindore, por u atakuan shqiptarët në nivel kombëtarë, sepse dëshmorēt ishin dëshmorë tē kombit shqiptarë.  Prandaj ne edhe sot pas shtatë viteve kërkojmë me ngulmë qē lapidari të kthehet në vendin e vetë. Është e drejt legjitime që t’ i mbrojmë vlerat tona, pa e rrezikuar, as pa e provokuar ndjenjën e askujt. Kërkojmë që sot në këtë përvjetorë të largimit të dhunshëm të bashkohen të gjithë faktorët relavant në skenën politike, shoqëria civile, Këshilli Nacional Shqiptarë ta kryejnë obligimin e vet moral dhe kombëtarë që të bashkuar të kthejmë lapidarin në vendin e vet.

Kthimin e lapidarit në vendin e vet e kuptojmë si gjest të vullnetit të mirë të politikës serbe kundrejt vlerave kombëtare dhe të drejtave nacionale të shqiptarëve tē Kosovës Lindore. Dëshmorët janë ata që dhanë jetën për liri. Vepra e tyre është amanet i yni. Kthimi i lapidarit është realizim i amanetit të dëshmorëve të kombit deri në kërkesën natyrale të drejtën legjitime për bashkangjitje me Kosovën.

19. 02. 2020  Preshevë

Kryetar i OVL UÇPMB – së
Nazmi Hajredini.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS