Foto: Titulli

RAMADANI ZGJIDHET KRYETAR KUVENDI NË BUJANOC, KËSHILLTARËT SERBË BRAKTISIN PUNIMET

Përshkak të gjendjes së jashtëzakonshme në Bujanoc si pasojë e situatës me pandeminë Covid19, seanca konstituive e Kuvendit Komunal të Komunës së Bujanocit është mbajtur në sallën e madhe të Shtëpis së Kulturës.


Pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëqeverisjen shqiptare në Komunën e Bujanocit mes PD-së, PVD-së, LPD-së dhe APN-së, të premtën, më 18 korrik, sot është zhvilluar seanca konstituive, gjatë së cilës janë zgjedhur udhëheqësia e re e legjislativit.

Në emër të Partisë për Veprim Demokratik, këshilltari i kësaj partie, Ermal Rexhepi, ka propozuar Enver Ramadanin për kryetar të ri të Kuvendit Komunal të Bujanocit, propozim ky i dorëzuar me mbështetjen e 25 nënshkrimeve të këshilltarëve shqiptarë, nënshkrues të Marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Me 26 vota pro të partive shqiptare, Enver Ramadani nga rradhët e PVD ëshë zgjehur kryetari i  Kuvendit Komunal të Bujanocit, derisa si zavendës i tij u zgjodh Isuf Ibrahimi nga PD, derisa për sekretare të Kuvendit u zgjodh Nerimane Aliu Ademi nga radhët e PVD-së.

Propozimi i Ramadanit për kryetar të Kuvendit Komunal ka nxitur reagimin e këshilltarit të SNS-së Nenad Mitroviq i cili koalicionin gjithshqiptarë e ka vlerësuar si ide jo të qëlluar për komunën e Bujanocit.

“ Kjo gjë na kthen 18 vite mbrapa, vite këto që i kemi shpenzuar duke ngritur mirëbesimin midis shqiptarëve dhe serbëve në komunë,” është shprehur Mitroviq.

Ai ka ripërsëritur se ishin në prag të nëshkrimit të marrëveshjes me dy subjekte shqiptare, dhe se për këtë kishin marrëveshje gojore, por siç ka thënë, ndodhi diçka brenda natës dhe shqiptarët u tërhoqën. Në shenjë mospërkrahje të koalicionit gjithshqiptarë, Mitroviq ftoi të gjithë këshilltarët serbë ta lëshojnë seancën, gjë e cila edhe ndodhi.

Foto: FolOnline

ARTIKUJT E NGJASHËM

Mustafi – Pajazitit: Do të përfundosh si patroni yt në Preshevë

PreshevaPRESS

Arbër Pajaziti i quan “profiter politik” nënshkruesit e marrëveshjes së KKSH-së

PreshevaPRESS

Akuza dhe kundërakuza mes Mustafës dhe Arifit për raportet me Beogradin

PreshevaPRESS