Qeveria Serbisë ka vendosor që 17 qershori të jetë ditë jo pune për shkak Bajramit

Qeveria e Serbisë ka arritur në një konkluzion duke u rekomanduar punëdhënësve në Serbi që të lejojnë punonjësit – pjesëtarë të bashkësisë islame në Serbi, të cilët festojnë Fitër Bajramin, të mos punojnë më 17 qershor 2024, ditën e dytë të kësaj feste fetare, bazuar në fakti se dita e parë e festës sivjet festohet të dielën, thuhet në njoftimin e Qeverisë.


Partia e Ardhmërisë dhe Zhvillimit i ka dërguar kërkesë Qeverisë së Serbisë për shpalljen e 17 qershorit ditë pushimi për besimtarët islam, për shkak të fillimit të Kurban Bajramit.

Kurban Bajrami këtë vit, siç thuhet në njoftim, fillon të dielën, më 16 qershor.

“Duke pasur parasysh se Kurban Bajrami zgjat katër ditë dhe dita e parë është e diela, më 16 qershor, ne kërkuam nga Qeveria e Serbisë të nxjerrë një vendim që cakton 17 qershorin si ditë jopune për besimtarët islamë në Serbi.” thuhet në njoftim.

Thuhet se Qeveria e Serbisë, me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse, që edhe këtë vit ishte të dielën, më 7 janar, ka mundësuar që 8 janari – dita e dytë e Krishtlindjeve dhe dita e parë e punës e javës – të jetë pushim.

“Ne propozuam gjithashtu që punëdhënësve t’u rekomandohet që punonjësve që punojnë më 17 qershor t’u sigurojnë të drejtat që u takojnë punonjësve për të punuar në ditë pushimi që është ditë jo pune. Ne propozuam gjithashtu që çështja e festave fetare të rregullohet në mënyrë sistematike dhe të përhershme”, thuhet në njoftim.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS