QEVERIA E SERBISË KA MIRATURAR MASAT E REJA

Në seancën e sotme, Qeveria e Republikës së Serbisë miratoi rekomandimet e fundit të Shtabit të Krizave për mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga sëmundja infektive Covid-19, njofton Qeveria.

Kujt i është kufizuar orari i punës?

Bizneset që ofrojnë shërbime në fushën e gastronomisë – kafenetë, restorantet, baret, klubet e natës dhe të ngjashmet, nuk do të punojnë nga e dita e premte në orën 17 deri të hënën në 5 të mëngjesit pa asnjë përjashtim. Orari i tyre i punës do të jetë nga e hëna deri të premten nga ora 5 e mëngjesit deri në ora 17:00. Bizneset që ofrojnë shërbime në fushën e gastronomisë lejohen të kryejnë aktivitete të shpërndarjes së ushqimit pa ndërprerje, 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, shkruan Blic, transmeton PreshevaPRESS.

Qendrat tregtare, butiqet, bastoret, kazinot, sallat e lojërave për fëmijë do të mbyllen gjithashtu nga e premtja në 17:00 deri të hënën në 5 të mëngjesit.

Parukeri dhe sallonet e bukurisë, gjithashtu nuk do të punojnë gjatë fundjavës.

Në këtë grup biznesesh përfshihen gjithashtu edhe ato në fushën e sporteve dhe rekreacionit – palestra, qendra fitnesi, pishina, terenet e mbyllura për futboll, basketboll, tenis ose ndonjë sport tjetër rekreativ. Të gjitha këto ambiente lejohen të punojnë vetëm gjatë ditëve të javës nga ora 5 e mëngjesit deri në ora 5 e pasdites.

Në cilën periudhë funksionojnë objektet e tjera?

Shitoret e gjërave ushqimore, dyqanet, ambientet e shitjes me pakicë si dhe kioskat e të ngjashmet, ku si rregull nuk duhet hyrë në objekt kur bëni blerje, mund të punojnë si gjatë ditëve të javës ashtu edhe gjatë fundjavave, deri në orën 21:00. Farmacitë dhe pikat e karburantit mund të punojnë pa ndërprerje, çdo ditë pa kufizime derisa tregjet do të jenë gjithashtu të hapura gjatë fundjavave nga ora 6 e mëngjesit deri në 3 të pasdites.

Një përjashtim tjetër janë restorantet dhe baret që ndodhen brenda hoteleve dhe akomodimit privat. Ata mund të ofrojnë shërbimet e tyre vetëm dhe ekskluzivisht për mysafirët e regjistruar deri në orën 21 të çdo dite.

Ordinancat mjekësore dhe laboratorët mund të veprojnë gjatë gjithë ditës, përfshirë edhe fundjavat.

Të gjitha këto masa u miratuan me synimin për të zvogëluar kontaktet sociale në një minimum absolut, me shpresën se ato do të japin rezultatin e dëshiruar dhe që në ditët në vazhdim do ta shohim atë në numrin e qytetarëve të infektuar me koronavirusin.


Të gjitha informacionet në lidhje me gjendjen pandemike në vend mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegëz apo në faqen NË FOKUS nën seksionin PANDEMIA COVID19 NË LUGINË.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS