Qeveria e Serbisë ka miratuar orarin e orës policore për këtë fundjavë

Është miratuar kohëzgjatja e orës policore, ose ndryshe ndalimi i lëvizjes së lirë për shkak të pandemisë së koronavirusit, shkruajnë mediat serbe.


Qeveria e Serbisë ka miratuar orarin e orës policore për vikendin e ardhshëm, duke e ndaluar lëvizjen e të gjithë qytetarëve me vendbanim në territorin e Republikës së Serbisë nga e premtja, 17 prill, në orën 17:00, deri të marten e javës së ardhshme, më 21 prill në orën 05:00.

Kështu që u vendos që vikendin e ardhshëm të kemi orë policore më të gjatë se fundjavën e kaluar, në mënyrë që qytetarët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për gjithsej 80 orë.

Ky vendim nuk ishte aspak i lehtë, duke pasur parasysh se festa e pashkëve është më 19 prill, e që është festa më e madhe krishtere, arsye kjo pse Kisha Ortodokse Serbe ka thënë se ora policore për këtë ditë duhet të shfuqizohet.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Tyrbja e vetme në Medvegjë përfshihet nga zjarri

PreshevaPRESS

Kërkohen 350 punëtorë, në Preshevë më 17 Prill organizohet Panairi i Punës

PreshevaPRESS

Mbahet seanca e VII-të e Këshillit Komunal në Bujanoc

PreshevaPRESS