Qeveria e Kosovës ndan 580 mijë euro për Shkollën e Muzikës dhe Muzeun e Preshevës

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 264-të në të cilën ka ndarë 580 mijë euro për bashkëfinancimin e projektit për ndërtimin e Shkollës së Muzikës dhe Muzeut të Preshevës.


Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e saj të 264-të të mbajtur sot, ka miratuar vendimin për ndarjen e 580,000 eurove për ndërtimin e objektit të përbashkët që do të shërbejë si Shkollë e Muzikës dhe Muze i Preshevës.

Fondet do t’i kalojnë Komunës së Preshevës, e cila do të zbatojë projektin në kuadër të planit të saj zhvillimor për ngritjen e infrastrukturës publike në fushën e kulturës dhe arsimit.

Ky vendim paraqet mbështetje të drejtpërdrejtë nga Qeveria e Kosovës për shqiptarët në Luginën e Preshevës.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Gjimnazi “Skënderbeu” në Preshevë shënon Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor

PreshevaPRESS

Aksidenti fatal në Preshevë, policia kërkon shoferin që iku nga vendi i ngjarjes

PreshevaPRESS

Në vendimin për ndihmat financiare për studentët në Kosovë përfshihen edhe studentët nga Lugina

PreshevaPRESS