Qeveria e Kosovës ka ndarë 31,530.00 euro për KKSH-në

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje në mënyrë elektronike, gjatë së cilës ka ndarë 31,530.00 euro për Luginën.


Qveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen 196 ka ndarë mjete buxhetore për mbështetje të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në vlerën prej 31,530.00 euro.

“Vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për mbështetje të Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, në vlerë prej 31,530.00 € (tridhjetenjë mijë e pesëqindetridhjetë euro) me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve avokuese për çështjen e popullit shqiptar të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, para institucioneve të Bashkimit Evropian, dhe kompensimit të mjeteve të zvogëluara nga Qeveria e Serbisë përmes ndarjes buxhetore për Këshillin Kombëtar Shqiptar”, thuhet në njoftim.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Vizita e Martinoviq dhe Mitroviq në Preshevë

PreshevaPRESS

Qeveria e Kosovës ndan 580 mijë euro për Shkollën e Muzikës dhe Muzeun e Preshevës

PreshevaPRESS

Shpërthen zjarri mbi malin e fshatit Corroticë

PreshevaPRESS