President of the European Commission Ursula von der Leyen and EU commissioner for Neighbourhood and Enlargement Oliver Varhelyi (R) hold a press conference on the 2023 Enlargement package and the new Growth Plan for the Western Balkans at the EU headquarters in Brussels, on November 8, 2023. (Photo by John THYS / AFP)

Qëndrimi i Brukselit: Udha e Kosovës në BE varet nga Asociacioni 

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula Von Der Leyen, dhe komisionari për zgjerim Oliver Varhelyi, të mërkurën paraqiten progres-raportet për vendet aspiruese për të hyrë në BE, përfshirë Kosovën.


Republika e vogël ballkanike, për dallim nga gjithë aspirueset për t’u anëtarësuar në bllokun me 27 vende, qëndron jo edhe mirë, duke qenë se nuk e ka as statusin e vendit kandidat.

Kur u pyet për këtë fakt, e para e KE-së tha se është e rëndësishme që Kosova ka qëllim të qartë t’i bashkohet BE-së, por edhe unioni është fort i qartë në pritjet e tij. Ndërlidhet me krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Më 15 dhjetor bëhen një vit kur Kosova zyrtarisht dorëzoi aplikimin për të marrë statusin e vendit kandidat. Varhelyi nënvizoi se ky aplikim është te Këshilli Evropian dhe se Komisionit ende nuk i është kërkuar një opinion, për këtë çështje.

Top dyshja evropiane thanë se zgjerimi i BE-së me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe tjera vende, është politikë vitale e historike.

Është prezantuar dhe “Plani i Rritjes” që peshon miliarda euro, e të cilin plan Unioni e ka bërë posaçërisht për perëndimin e Ballkanit.

Ky plan i madh, sipas evropianëve, do zvogëlojë dallimet “shoqërore e ekonomike” që janë mes unionit dhe gjashtëshes ballkanike dhe do ndihmojë integrimin e tyre më të hershëm në BE. /Klankosova.tv

ARTIKUJT E NGJASHËM

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

PreshevaPRESS

KFOR: Ishim të informuar për patrullimin e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare

PreshevaPRESS

ZV/kryeministri i Malit të Zi: Kosova është krahinë e Serbisë

PreshevaPRESS