QENDRA PËR PUNË SOCIALE OFRON SHËRBIME TË VEÇANTA PËR PESONAT MË TË VJETËR SE 65 VJEÇ PA PËRKUJDES FAMILJAR

Personave në moshën mbi 65 vjeç që janë pa përkujdesje familjare punëtorët e Qendrës për Punë Sociale u dërgojnë në shtëpi ndihmën sociale.


Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Qendrës për punë sociale në Preshevë, Liridon Latifi në emisionin n`Quarantine i cili transmetohet në PreshevaPRESS.

Personat më të vjetër se 65 vjeç janë të obliguar të qëndrojnë në shtëpi domosdoshmërisht, dhe për këtë arsye Qendra për Pune Sociale ka autorizuar një nënpunës të këtij institucioni që të gjithve të ja dërgojë pensionet në shtëpi.

Kjo bëhet me qëllim të respektimit të masave të ndërmarra për ndalimin e shpërndarjes së koronavirusit Covid19, tha mes tjerash drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Preshevë, Liridon Latifi, gjatë intervistës së mbrënshme në emisionin n`Quarantine që transmetohet në PreshevaPRESS çdo mbrëmje nga ora 22:00 deri në ora 01:00.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Sinani e Pajaziti në takim me përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë të Serbisë

PreshevaPRESS

Përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Bujanoc dhe Preshevë

PreshevaPRESS

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

PreshevaPRESS