Qazimi: Mandatimi im për kryetar të KKSH-së-privilegj dhe përgjegjësi

Kryesia e Përgjithshme e Alternativës për Ndryshim më ka mandatuar për bartës të listës për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar të parapara për 13 Nëntor të këtij viti.


Ky vendim i organit më të lartë partiak do të thotë se jam nominuar edhe si kandiat potencial për kryetar të kësaj instance reprezentative të shqiptarëve.

Me anë të kësaj paraqitje para opinionit, faleminderoj përzemërsisht të gjitha strukturat partiake të cilët më kanë besuar këtë detyrë e cila për mua paraqet privilegj, por në të njejtën kohë edhe përgjegjësi të madhe.

I vetëdijshëm për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, nuk kam aspak dyshim në mbështetjën e plotë të secilit anëtar dhe simpatizant të APN-së.

Mobilizimi i përgjithshëm i anëtarësisë sonë është garancë për fitoren e patjetërsueshme.

Kjo fitore nuk do t’i dedikohet vetëm një subjekti politik por të gjithë Shqiptarëve.

Andaj, për të arritur një gjë të tillë, i ftoj që tani të gjitha subjektet si motra për bashkëpunim.

Ju siguroj se bashkëpunimi ynë do të jetë i sinqertë, ngase rrethanat në të cilat ndodhemi nuk lënë hapsira për gara zgjedhore dhe rivalitete të panevojshme të cilat mund të na dërgojnë në rrugë pa kthim.

Duke u bazuar në të kaluarën tonë, sidomos në periudhën e luftës së lavdishme të UÇPMB-së dhe veprat e paraardhësve tanë, ju garantoj se do të jem figurë unifikuese pa kurfarë dallimi politik e ideor.

Ju faleminderit!

– Levent Qazimi

ARTIKUJT E NGJASHËM

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

PreshevaPRESS

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

PreshevaPRESS

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak

PreshevaPRESS