Seanca e Kuvendit komunal të Preshevës, e thirrur më 2 mars, dhe e shtyrë deri në një afat të pacaktuar, me shumë gjasë do të zhvillohet sot.
Gjatë mbrëmjes së sotme, shërbimi i Asamblesë komunale të Preshevës, përmes telefonit ka njoftuar grupet e këshilltarëve, që seanca e ftuar për 2 mars, përfundimisht do të mbahet sot.
Edhe pse kjo seancë e para për ketë vit nuk është zhvilluar për arsye të disa përplasjeve brenda-për-brenda koalicioni qeverisës, Partia për Veprim Demokratik, do të bojkotojë punën e kuvendit.
Sipas një informate zyrtare, PVD, ka vlerësuar se: „Sikur edhe për shtyerjen e 2 marsit, nuk është dhënë asnjë arsyetim se për çfarë arsye po shtyhet seanca, konvokimi në formë të tillë i seancave është joserioze. Andaj, grupi i këshilltarëve të PVD, nuk do të merr pjesë në seancën e nesërme” – thuhet në informatën e lëshuar mbrëmë nga Partia për Veprim Demokratik.