PVD BUJANOC: FARSA E UNITETIT SHQIPTAR NË BUJANOC PËRFUNDON SOT

Dega e Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc, sot përmes një postimi në faqen e PVD-së në facebook ka reaguar duke shpallur fundin e unitetit shqiptar në këtë komunë.


Përmes këtij postimi, dega e PVD-së në Bujanoc ka akuzuar të gjitha partitë shqiptare se do të krijojnë qeverisjen lokale në Bujanoc me partinë e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

PVD ka shkruar se marrëveshja e arritur për qeverisjen lokale të Komunës së Bujanocit do të publikohet sot gjatë ditës.

Ky është postimi i plotë i PVD-së në Bujanoc:

Farsa e unitetit shqiptar në Bujanoc përfundon sot

Nga burimet e mirëinformuara, sot po zhvillohet një takim i paparalajmëruar mes PD-së së Nagip Arifit dhe SNS të Aleksandar Vuciq, në të cilin po dakordohen për qeverisjen e ardhshme në Bujanoc.

Takim i sotëm mes këtyre dy subjekteve po realizohet nën hijen e takimit të deputetëve shqiptar me presidentin serb.

Deri sa delegacioni i deputetëve shqiptar, sot, në orët e paradites, ka zhvilluar bisedimet me presidentin Vucic para së cilit është paraqitur me kërkesa konkrete të harmonizuara nga partitë politike shqiptare, PD ka ftuar për biseda SNS-in e Bujanocit me të cilët po përfundon formimi i shumicës së re në Bujanoc.

Kësaj shumicë do t’i bashkohen LPD dhe APN, pra gjitha partitë që në fushatën parazgjedhore e deri ditën e djeshme kishin kërkuar shumicë shqiptare në këtë komunë.

Vazhdimi i bisedimeve me SNS dhe bisedat e zhvilluara me subjektet e tjera politike, jashta tryezës së bisedimeve që ka për qëllim 21 shqiptarë, flet më së miri por mosgadishmërinë e kryetarit të PD që t’i bëjë shqiptarët bashkë e sidomos për ndërskamcat që ju bënë takimit të deputetëve shqiptarë me presidentin serb.

Marrëveshja pritet të publikohet gjatë ditës.

Shërbimi për informim i PVD

ARTIKUJT E NGJASHËM

Mustafa vazhdon traditën e Arifit, financon ekskursionin e maturantëve të Preshevës

PreshevaPRESS

Shtatë parti në garën për zgjedhjet lokale në Preshevë

PreshevaPRESS

PVD dorëzon listën zgjedhore në Bujanoc

PreshevaPRESS