Çmimi maksimal i euro dizelit për shtatë ditët e ardhshme do të jetë 218 dinarë, kurse çmimi maksimal i benzinës Euro Premium BMB 95 do të jetë 205 dinarë, njoftoi Ministria e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit.
Çmimi më i lartë me pakicë i euro dizelit, sipas dekretit të përcaktuar nga Qeveria e Serbisë, fitohet kur çmimi mesatar me shumicë i këtij derivati rritet për shtatë dinarë.
Në të njëjtën mënyrë llogaritet edhe çmimi maksimal i Euro premium BMB 95 – çmimi mesatar me shumicë i këtij derivati në territorin e Serbisë është rritur për shtatë dinarë.
Këto çmime do të vlejnë deri të premten e ardhshme, kur ministria do të publikojë një listë të re çmimesh.