Pse Mustafi takoi Bislimin në ditën e zgjedhjes së kryetarit të ri të KKSH-së

Ragmi Mustafi, ish kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar ka realizuar sot një takim me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.


Ai përmes një postimi në këtë takim ka falënderuar për angazhimet e Kosovës ndaj avancimit të pozitës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Postimi i Ragmi Mustafit në Facebook:

Falënderues ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryeministrit Kurti e zvKryeministrit Besnik Bislimi për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Idetë e përbashkëta për avancimin e pozitës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës bashkërisht i kemi kthyer në fushveprim.

Avokim dhe diplomaci për çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga Brukseli, Strazburgu e deri Washington D.C e New York, përtej Atlantikut!
Mbështetja financiare e buxhetim nga Kosova drejtpërdrejtë tek shqiptarët e Luginës më herët ishin veç ide e dëshira, bashkë i bëmë realitet.
Takimin e fundit në krye të KKSH kisha nderin ta realizoj me zvKryeministrin e Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi. Bashkë u pajtuam që angazhimi në shërbim të shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk do të mungojë, pavarësisht pozitave e në çfarëdo kapaciteti që është nevoja.
Faleminderit shumë Kosovë

ARTIKUJT E NGJASHËM

Serbia refuzon hapjen e vendkalimit Miratoc–Llojan

PreshevaPRESS

Dokument / Kamberi: Edhe një hap drejtë internacionalizimit të çështjes së shqiptarëve të Luginës

PreshevaPRESS

Afro dy orë pritje për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë

PreshevaPRESS