Protesta kundër vendimit të kryeministrit, për pezullimin e parlamentit

Vendimi i kryeministrit për të pezulluar parlamentin ka ndezur zemërimin e deputetëve dhe kundërshtarëve të një Brexiti pa marrëveshje.


Ky vendim po ashtu ka ndezur protestat edhe në të gjithë vendin dhe një sfidë ligjore e një peticion që deri më tani ka mbledhur më shumë se një milionë nënshkrime. Qeveria tha se pezullimi pesë javor në shtator dhe tetor do të ofrojë sërish kohë për të debatuar Brexitin.

Të mërkurën, kryeministri Boris Johnson tha se fjalimi i Mbretëreshës do të mbahej pas pezullimit, më 14 tetor, për të nënvizuar agjendën e tij ambicioze. Ai tha se nuk donte të priste deri pas Brexitit për të dalë me planet që do ta çojnë vendin përpara.

Por të mërkurën në mbrëmje, me qindra protestues dolën nëpër rrugët e Londrës duke thirrur “Të të vijë Turp” dhe “Ndalo komplotin”, mes tyre edhe figura të opozitës dhe personalitete të medias.

Deputetët britanikë janë aktualisht në pushimet e verës dhe nuk do të kthehen në punë deri më 3 shtator, duke lënë pak kohë për figurat e opozitës që të luftojnë planet e Johnson për ta nxjerrë vendin nga BE me ose pa një marrëveshje, më 31 tetor.

Ndërkohë, lideri i laburistëve, Jeremya Corbyn, tha se lëvizja e Johnson është një shkelje kushtetuese. Ai më herët ka zhvilluar takime me figura të opozitës për të diskutuar se si do të pengohet Johnson ta nxjerrë vendin nga BE pa një marrëveshje.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

PreshevaPRESS

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

PreshevaPRESS

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

PreshevaPRESS