Prof. dr Gjuro Macut është mandatari për themelimin e Qeverisë së re në Serbi

Gjuro Macut (Đuro Macut) merr besimin e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq si mandatar për themelimin e Qeverisë së re të Serbisë.


I diplomua në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Beogradit, ku më pas mori titullin master dhe më pas doktoroi, duke fituar titullin Doktor i Shkencave Mjekësore, është i njohur si endokrinolog, akademik, klinicist dhe ligjërues.

Përveç punës klinike dhe shkencore, profesor Macut është i njohur edhe për edukimin e mjekëve dhe rezidentëve të rinj, duke kontribuar në zhvillimin e endokrinologjisë në Serbi.

Puna e tij është njohur në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, gjë që e bën atë një nga figurat kryesore të kësaj disipline mjekësore në rajon.

Macut, u bë i njohur për publikun e gjerë pasi u deklua pro studentëve që dëshironin të mësojnë dhe vazhdojnë studimet në kundërshtim me studentët që po vazhdojnë bllokimin e universitetit dhe organizuan protestat antiqeveritare në të gjithë Serbinë. Ai me atë rast tha gjithashtu se shpreson që së shpejti të kthehen në bankat e fakultetit dhe ka theksuar se politika nuk duhet të jetë pjesë e universitetit, njoftoi Tanjug më 10 mars 2025.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Çka thonë të dhënat për azilkërkuesit / BE-ja propozon t’i kthejë më shpejt në Kosovë

PreshevaPRESS

Sot vazhdon seanca konstituive e Parlamentit në Kosovë, a do t’i ketë VV-ja votat?

PreshevaPRESS

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

PreshevaPRESS