Dhuna ndaj grave nuk është një fenomen që ka prekur vetëm Shqipërinë.
Vendi fqinj i Shqipërisë, Italia, është vënë në qendër të kritikave nga organet e Bashkimit Europian, të cilat kanë pikasur probleme sa i takon të drejtave dhe mbrojtës së grave.
Ka qenë Këshilli I Evropës, i cili ka kritikuar ashpër Italinë sa i përket avancimit kundër dhunës ndaj gruas.
Një raport i veçantë i bëri thirrje autoriteteve italiane që të rrisin urgjentisht shërbimet, të cilat ndihmojnë viktimat e përdhunimit dhe dhunës seksuale.
Autorët e raportit vunë në dukje se edhe thjesht ideja e barazisë gjinore në Itali, është duke hasur rezistencë./Euronews