Princi anglez rezulton pozitiv për koronavirus

Princi Charles ka rezultuar pozitiv për koronavirus.


71 vjeçari është trashëgimtar i fronit. Nëna e tij, Mbretëresha, ka lënë Londrën për t’u vendosur në Kështjellën Ëindsor.

Zyra e Princit të Uellsit tha: ‘’ Ai ka shfaqur simptoma të buta por përndryshe mbetet me shëndet të mirë dhe ka punuar nga shtëpia gjatë ditëve të fundit si zakonisht.”

Gruaja e tij, Camilla është testuar, por ajo nuk e ka virusin.

Të dy Princi Charles dhe Camilla janë duke u izoluar. Ata aktualisht janë në shtëpinë e tyre Burnham në Pasurinë Balmoral në Skoci, sipas reporterit të ITV Chris Ship.

Zyra e Princit Charles thotë: “Nuk është e mundur të konstatohet se nga kush princi e kapi virusin për shkak të numrit të madh të angazhimeve që ai kreu në rolin e tij publik gjatë javëve të fundit.”

ARTIKUJT E NGJASHËM

Reshje dhe intervale me diell, ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

PreshevaPRESS

Rreziqet që vijnë nga konsumi i kafes esëll

PreshevaPRESS

Mot me riga shiu dhe diell në pesë ditët e ardhshme

PreshevaPRESS