Princesha e Uellsit, Kate Middleton diagnostikohet me kancer

Princesha e Uellsit Kate Middleton është diagnostikuar me kancer dhe është në fazat e hershme të trajtimi, raporton BBC.


Deklarata është bërë publike nga vetë Princesha e kurorës përmes një videoje.

“Kjo sigurisht që erdhi si një tronditje e madhe, William dhe unë kemi bërë gjithçka që mundemi për ta përpunuar dhe menaxhuar këtë privatisht për hir të familjes sonë të re.”

Kështu u shpreh Kate Middleton, Princesha e Uellsit, në një video mesazh pasi deklaroi se ishte diagnostikuar me kancer dhe po trajtohej.

Lajmi vjen pas disa javësh spekulimesh intensive në internet për shëndetin e Princeshës pas mungesës së saj në shumë evente, detyra të rëndësishme publike.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Orik Devolli pjesë e F4, ambicie për Formula 1

PreshevaPRESS

A mund të kthehet kujtesa përmes hipnozës te njerëzit e prekur me demencë?

PreshevaPRESS

Spektakli “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” që mblodhi të gjithë shqiptarët në Luginë, do të transmetohet në Klan Plus

PreshevaPRESS