Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar sot në një takim përfaqësuesit e institucioneve dhe të partive politike shqiptare të Luginës së Preshevës.
Gjatë takimit pritet të diskutohet për të gjitha çështjet që i preukupojnë sot shqiptarët në Luginën e Preshevës, rreth dialogut mes Kosovës e Serbisë, dhe pozitës së Luginës së Preshevës në këtë proces.
Sipas informacioneve që PreshevaPRESS ka grumbulluar deri më tani, në takim janë ftuar të gjithë përfaqësuesit institucional dhe politik nga Lugian e Preshevës, përfshi edhe udhëheqësit e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu.
Rikujtojmë se ky është takimi i parë që organizohet nga institucionet e Kosovës nën uhdhëheqjen e Kurtit pas rrëzimit të qeverisjes së Ardita Sinanit në Preshevë, e në të cilin ftohen edhe Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu.
Takimi është ftuar për në orën 13:00 dhe do të mbahet në Presidencë.