Sipas të dhënave zyrtare të Zyrës Republikane të Statistikave të Serbisë (RZS), paga mesatare neto në komunën e Bujanocit gjatë muajit gusht 2025 ka qenë 77.766 dinarë, apo rreth 660 euro, derisa Presheva vazhdon të mbetet komuna me pagat më të ulëta, me një mesatare mujore prej vetëm 72.187 dinarësh (rreth 610 euro).
Kjo shumë është për gati 28 mijë dinarë më e ulët se mesatarja republikane për të njëjtin muaj, e cila arrin në 105.590 dinarë.
Ndërkohë, paga mesatare në Bujanoc ka qenë 83.535 dinarë, që do të thotë se gjysma e të punësuarve në këtë komunë kanë marrë pagë deri në këtë shumë.
Presheva me pagën më të ulët në rajon
Në Qarkun e Pçinjës, Presheva vazhdon të mbetet komuna me pagat më të ulëta, me një mesatare mujore prej vetëm 72.187 dinarësh (rreth 610 euro). Pas saj renditet Vranjska Banja me 74.568 dinarë.
Në anën tjetër, banorët e Surdulicës kanë pasur pagat më të larta në këtë qark, me një mesatare prej 84.614 dinarësh, ndërsa paga mesatare në të gjithë Qarkun e Pçinjës ka qenë 81.605 dinarë.
Prapambetja ekonomike e Luginës së Preshevës mbetet e dukshme
Krahasuar me pjesën tjetër të vendit, banorët e Luginës së Preshevës vazhdojnë të përballen me nivel më të ulët të të ardhurave, çka reflekton pabarazitë e mëdha rajonale në Serbi.
Në nivel republikan, pagat më të larta regjistrohen në komunën Stari Grad të Beogradit, ku mesatarja arrin në 180.045 dinarë.
Sipas të dhënave të RZS-së, krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, pagat mesatare në Serbi janë rritur nominalisht, ndërsa realisht me 4.4 për qind, duke marrë parasysh inflacionin.
