Seanca e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, e thirrur për ditën e shtune në orën 11:00, ka dështuar të mbahet.
Lajmin për dështimin e seancës së thirrur për sot e ka publikuar këshillëtari i KKSH-së nga rradhët e APN-së, Florent Shaipi, përmes një postimi në facebook, përmes të cilës ka hedhur dyshime se është pasojë e mosmarrëveshtjeve mes partnerëve të koalicionit që udhëheqin me KKSH-në.
“Kjo nuk është hera e parë qe ndodhë një precedent i tillë, KKSH ka nevojë për qeverisje stabile dhe politike serioze” ka shkruar mes tjerash Shaipi në njoftimin e publikuar të cilit i ka bashkangjitur edhe ftesën për seancë.
PreshevaPRESS sot gjatë ditës ka raportuar për reagimin e këshilltarëve të APN-së në lidhje me dyshimet e dështimit të seancës, të cilët i lidhin me mosmarrëveshtjet mes partnerëve të koalicionit udhëheqës me KKSH-në, për mënyrën e shpërndrajes së Fondit të Qevrisë së Kosovës për Luginën e Preshevës.
PreshevaPRESS ka siguruar ftesën e këshilltarëve të KKSH-së për këtë seancë, e që bashkarisht me to edhe dokumentacionin përcjellës që kishte të bëjë me seancën e cila dështoi, siç duket për shkak të moskordinimit dhe mospajtimeve mes partnerëve të koalicionit qeverisës me KKSH-në.
Në seancën e planifikuar të mbahej të shtunen (23.03.2024), e cila dështoi, planifikohej të miratoheshin vendimet për:
- Shpalljen e konkursit për bursat studentore,
- Shpalljen e konkursi për ndihmë të njëhershme financiare për nxënësit pa asnjë prind ose me një prind ose familjet me 3 ose më shumë fëmijë në procesin edukativo-arsimor në Luginë,
- Vendimi mbi themelimin e komisionit vlerësues për bursat studentore
- Vendimi mbi themelimin e komisionit velrësues për ndihmën e njëhershme financiare për nxënesit
- Vendimi mbi themelimin e komisionit ankimor për bursat studentore
- Vendimi mbi themelimin e komisionit ankimor për ndihmën e njëhershme financiare për nxënësit
PreshevaPRESS ka siguruar të gjitha dokumentet përkatëse të dërguara më heret këshillëtarëve të KKSH-së, të cilat duket se u bënë shkak i mospajtimeve mes partnerëve të koaicionit qeverisës me KKSH-në, gjë që edhe si pasojë solli anulimin e seancës.