Presheva vazhdon të renditet ndër komunat me pagat më të ulëta në Serbi, sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Zyra e Statistikës së Republikës (RZS).
Sipas raportit, paga mesatare neto në dhjetor 2025 në jug të Serbisë ishte më e larta në komunën e Medijanës në Nish, ku arriti në 132,861 dinarë, ndërsa më e ulëta u regjistrua në Preshevë, me vetëm 78,411 dinarë.
Në të njëjtën periudhë, paga mesatare neto në territorin e Qytetit të Nishit arriti në 119,716 dinarë, ndërsa në katër nga pesë komunat e këtij qyteti pagat mesatare kaluan pragun prej 100,000 dinarësh.
Këto shifra konfirmojnë hendekun e vazhdueshëm ekonomik mes komunave të jugut të Serbisë, me Preshevën që mbetet në fund të listës për nivelin e të ardhurave, duke reflektuar sfidat strukturore ekonomike dhe mungesën e zhvillimit të mjaftueshëm në këtë komunë.
