Policia kufitare serbe ndalon për tri orë infermieren shqiptare

Policia serbe e ka ndaluar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, infermieren shqiptare, Linda Fetahu –Krivanjeva.


Siç shkruan ajo, arsyeja e ndalesës ishin pyetjet mbi konfliktin e armatosur në Luginë të Preshevës, por dhe të kaluarën e saj gjatë luftës në Kosovë, transmeton PreshevaPRESS.

“Nga përvoja e sotme, ma bënë të qartë se jam futur në një listë verifikimi dhe kalimi nëpër pikat kufitare do të bëhet gjithnjë e më i vështira. Ky veprim i qëllimshëm i shtetit serb ma deshmoj sërish se nuk jam e mirëpritur në vendin tim të lindjes, dhe çdo kalim kufitar shndërrohet në një sfidë të vazhdueshme dhe formë presioni psikologjik ndaj meje dhe familjes.” ka shkruar Fetahu-Krivanjeva në njoftim.

Në lidhje me këtë kanë reaguar udhëheqës politik e institucional shqiptar nga Lugina e Preshevës.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Shkollat e mesme në Preshevë hapin dyert për 308 nxënës të vitit të parë

Lirigzona Nuredini

APN hrdh akuzat për tenderë në Preshevë – Mustafa për PreshevaPRESS: Shpifje të kulluara

Lirigzona Nuredini

Pak ditë deri në afatin përfundimtar për regjistrim e nxënësve në klasën e parë

Lirigzona Nuredini