Gazetarë nga e gjithë bota janë vënë në shenjestër nga qeveri autoritare që përpiqen të forcojnë kontrollin mbi median. Kina dhe Koreja e Veriut mbeten ndër abuzuesit më të rëndë për gazetarët.
Sulmet kibernetike, arrestimet dhe rrëmbimet janë disa nga taktikat që përdoren për të frikësuar punonjësit e shtypit. Ka pasur edhe vrasje në disa raste.
Shtetet e Bashkuara renditen tre vende më poshtë, duke reflektuar një klimë problematike, ku raportimi kritik ndaj zyrtarëve të lartë etiketohet si “lajme të rreme”. Megjithatë, Kushtetuta amerikane ofron mbrojtje dhe i inkurajon gazetarët të vazhdojnë misionin.
Në Filipine, kërcënimet e përsëritura nga Presidenti Rodrigo Duterte kundër medias kanë rezultuar në qëndrime keqdashëse ndaj gazetarëve në një vend që më parë konsiderohej një ndër mbrojtësit më të mëdhenj të lirisë së shtypit në Azi.
Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, Rusia është vendi i pestë më i rrezikshëm në botë për gazetarët. Që nga viti 1992, janë vrarë 56 gazetarë.
Nndërsa në vend të parë në raportin e lirisë së shtypit renditet Norvegjia, ndërkohë që ka rënë numri i vendeve që konsiderohen të sigurta për punën e gazetarëve.