Pertitë shqiptare në Bujanoc nuk i përgjigjen ftesës së Frontit për Ndryshim

Edhe pse zgjedhjet lokale për komunën e Bujanocit ende nuk kanë marrë epilog, Fronti për Ndryshim ka iniciuar konsultime me partitë shqiptare për krijimin e qeverisjes së re.


Udhëheqësi i listës së përbashkët të Alternativës për Ndryshim dhe Levizjes për Bujanocin, të emërtuar si Fronti për Ndryshim, Arbër Pajaziti, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin shoqëror Facebook, se ka ftuar partitë shqiptare për të diskutuar rreth mundësive për krijimin e qeverisjes së re në Bujanoc.

Sipas Pajazitit sikurse LPD gjatë ditës së djeshme, poashtu edhe PD dhe PVD gjatë ditës së sotme, kanë bojkotuar ftesën e Frontit për Ndryshim, duke mos pjesëmarrë në takimin e ftuar nga kjo listë si fituese e zgjedhjeve lokale në Bujanoc, sipas rezultateve preliminare.

Vlenë të theksohet se zgjedhjet lokale në Bujanoc ende nuk kanë përfunduar dhe se të premten (21.06.2024) do të zhvillohet rivotimeve në dy vendvotime.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS