Përfaqësuesit e komunave takim me Trupin Koordinues

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nenad Mitrović, mbajti dje një takim me kryetarët e komunave të Bujanocit dhe Medvegjës, Arbër Pajaziti dhe Dragan Kulić, si dhe me përfaqësues të Komunës së Preshevës.


Në takim morën pjesë edhe shefja e kabinetit të kryetarit të Komunës së Bujanocit, shefat e sektorëve për financa dhe investime në komunat e Preshevës dhe Bujanocit, si dhe shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës së Medvegjës.

Gjatë takimit u diskutua për ecurinë e realizimit të projekteve infrastrukturore që financohen nga buxheti i Trupit Koordinues. Pjesëmarrësit, duke pasur parasysh afrimin e fundit të vitit buxhetor, analizuan nivelin e deritanishëm të realizimit të aktiviteteve të planifikuara, pritjet për përfundimin e tyre deri në fund të vitit, si dhe mundësitë e riorientimit të fondeve në përputhje me nevojat reale në terren.

Vëmendje e veçantë iu kushtua koordinimit me kompanitë zbatuese dhe mbikëqyrjen profesionale, me qëllim të zbatimit sa më efikas të projekteve me rëndësi për qytetarët e këtyre komunave.

Në takim u bisedua gjithashtu për çështjet aktuale dhe sfidat me të cilat përballen komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në punën e tyre të përditshme.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal në Preshevë

PreshevaPRESS

Pajaziti e Rexhepi priten në takim prej Vuçiqit, kërkojnë më shumë të drejta për shqiptarët

PreshevaPRESS

Presheva, një qytet nga ku është e pamundur të udhëtosh me transport publik

PreshevaPRESS