Përfaqësues të shkollave të mesme nga Lugina priten në Ambasadën e Shqipërisë në Beograd

Në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd u pritën përfaqësuesit e shkollave të mesme nga Presheva dhe Bujanoci. Delegacioni u mirëprit nga ambasadori Bardhyl Canaj dhe stafi i ambasadës.


Në takim morën pjesë përfaqësues nga Shkolla e Mesme “Skënderbeu”, Shkolla e Mesme Teknike “Presheva” dhe Shkolla e Mesme “Sezai Surroi”, me të cilët u zhvillua një bashkëbisedim i hapur, konstruktiv dhe profesional.

Gjatë diskutimeve u shkëmbyen ide dhe perspektiva konkrete për forcimin e bashkëpunimit institucional, si dhe për realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e arsimit. U theksua rëndësia e mbështetjes së vazhdueshme për të rinjtë, rritjes së cilësisë në arsim dhe krijimit të urave të reja bashkëpunimi në shërbim të zhvillimit të komunitetit.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Beograd mbetet e përkushtuar për të qëndruar pranë minoritetit shqiptar, duke mbështetur iniciativa që fuqizojnë arsimin, dialogun dhe partneritetin afatgjatë. /FOLOnline

ARTIKUJT E NGJASHËM

Gjykata e Strasburgut regjistron padinë kundër Serbisë për pasivizimin e adresave në Luginë

PreshevaPRESS

Pajaziti: Përfundojnë punimet për rregullimin e tualeteve në administratën komunale

PreshevaPRESS

Presheva vazhdon të kryesojë listën e qyteteve me pagën më të ulët në Serbi

PreshevaPRESS