PD DHE LRPDSH ME KANDIDATE TË GJINISË FEMRORE NË ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Mbrëmë në sallën e konferencave të Komunës së Preshevës, për gati 5 orë janë takuar përfaqësuesit e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe Ambasadorit shqiptar në Beograd, Ilir Boçka.


Siç ka raportuar mbrëmë PreshevaPRESS, takimi mes Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë dhe përfaqësuesve të partive politike shqiptare nga Lugina që kanë nënshkruar marrëveshjen për daljen me një listë të përbashkët dhe të vetme shqiptare në zgjedhjet parlamentare në Serbi që mbahen më 21 qershor ka filluar rreth orës 21:00. I mbajtur në sallën për konferenca të Komunës së Preshevës përveç Ambasadorit Shqiptar në Beograd, Ilir Boçka, prezent kanë qenë edhe:

  • nga Partia për Veprim Demokratik Shaip Kamberi, Ardita Sinani dhe Rahim Salihu,
  • nga Alternativa për Ndryshim Shqiprim Arifi dhe Visar Memeti,
  • nga Partia Demokratike Nagip Arifi dhe Sali Salihi,
  • nga Lëvizja e Progresit Demokratik Shqiprim Musliu dhe Adnan Salihu
  • si dhe nga Lëvizja për Reforma Sami Salihu dhe Liridon Latifi.

Takimi është thirrur për të finalizuar detajet e marrëveshjes për listën e përbashkët shqiptare në zgjedhjet parlamentare të Serbisë më 21 qershor, “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”.

Në marrëveshjen bazë për formimin e listës së përbashkët për zgjedhjet parlamentare, të sponsorizuar nga Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, dhe të nënshkruar nga përfaqësuesit e pesë partive pjesëmarrëse është vendosur renditja e parive në listë edhe atë: 1. PVD; 2. APN; 3. PD; 4. LPD; 5. LRPDSH.

Në takimin e mbrëmshëm që zgjati më pak se pesë orë, nën prezencën e Ambasadorit Boçka, është vendosur që Partia Demokratike nga Bujanoci dhe Lëvizja për Reforma të kandidojnë kandidatët e gjinisë femërore në pesë kandidatët e parë të listës zgjedhore “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS