PATRULLIME ME HELIKOPTER TË FORCAVE TË ARMATOSURA SERBE MBI PRESHEVË

Sot rreth orës 11:00 është parë mbi Preshevë të patrullojë një helikopter ushtarak i Ushtrisë së Serbisë.


Edhe pse disa ditë më parë është paralajmëruar se do të organizohen stërvitje në kërkimin e avionëve dhe shpëtimin e personave të quajtura “SAREX 38-19” në territorin e Serbisë qendrore, një helikopter i Forcave të Armatosura Serbe u pa të fluturonte mbi Preshevë në drejtim të kufirit me Rapublikën e Kosovës.

Deri më tani nuk ka njoftime zyrtare se për çfarë arsye ky helikopter ka patrulluar mbi Preshevë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

PreshevaPRESS

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS