Këshilltarja e kryeministrit të Kosovës, Ardita Sinani, gjatë së enjtes, ka vizituar Medvegjën, ku është ifnormuar nga afër për procesin e regjistrimit që po zhvillohet në ketë komunë.
Sinani, është pritur në zyren e Këshillit Kombetar Shqiptar nga zyrtarja Lirona Zuka, derisa në takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të tjerë shqiptarë që jetojnë atje.
Është Ardita Sinani, që pas vizitës së zhvilluar në Medvegjës përmes një postimi në facebook, ku ka shkruar:
Politika shtetërore e Republikës së Serbisë në Medvegjë po rrezikon ta komprometoj procesin e regjistrimit të shqiptarëve në Serbi. Këtë e vërtetova personalisht gjatë vizitës që realizova sot në Komunën e Medvegjës. Tash që jemi gati në mesin e procesit, për komunën e Medvegjës janë vetëm 3 regjistrues shqiptarë. Madje ata janë caktuar nga Enti i Statistikave në vendbanimet me shumicë serbe.
Tutje, Sinani ka ftuar institucionet relievante për të ndërmarrë masat e nevojshme për të përmirësuar ketë situatë në Medvegjë.
“Ftoj autoritet përgjegjëse të Republikës së Serbisë që ta sanojnë urgjentisht këtë situatë.
Për këto parregullsi dhe pengesa kam filluar njëkohësisht kontaktet me OSBE, ambasadat perëndimore në Beograd, si dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë.
Regjistrimi i popullsisë dhe pasurive është proces i rëndësishëm për realizimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve, përfshirë në Medvegjë, e cila është goditur ndër vite nga dëbimet, shpërnguljet dhe pasivizimin eł vendbanimeve” – thuhet në fund të postimit të Ardita Sinanit, këshilltare e kryeministrit të Kosovës për Preshevë, Bujanoc, dhe Medvegjë.