Pas raportimeve nga ana e PreshevaPRESS rreth ndryshimit tëemrit të faqes së Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në rrjetin social facebook, ka reaguar ushtruesi i detyrës së këtij institucioni përmes një informate.
PreshevaPRESS ka raportuar se më 19 gusht, institucioni Shtëpia e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë ka ndryshojë emrin e faqes së këtij institucioni në rrjetin facebook, nga i mëparshmi në Teatri i Qytetit “Preshevë”.
Edhe pse askush nga të përfaqësuesit e këtij institucioni nuk ka dhënë detaje rreth këtij veprimi, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Preshevë, Kujtim Sadriu, përmes një postimo në llogarinë e tij në rrjetin shoqëror facebook ka informuar publikun në lidhje me këtë gjë.
“Ndryshimi i emrit të Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në “Teatri i Qytetit Preshevë” është bërë pa dijeninë time, dhe ditëve në vijim do të kthehet ashtu siç ka qenë, i pëlqeu dikujt ose jo” thuhet në postimin e Sadriut në facebook.
Ai përmes këtij postimi bën të ditur se ky veprim nuk ka qenë i harmonizuar me vendimet e ushëheqjes së këtij institucioni.
“Teatri i Preshevës është nën ombrellën e Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë dhe nëse pavarësohet nga Kuvendi Komunal, atëherë do të zgjidhet edhe drejtori artistik, drejtori kozmetik, drejtori folklorik, drejtori ndriçues, et.” ka shpjeguar më tutje Sadriu në facebook, duke treguar se Teatri ende nuk ka progrma vjetor.
Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë të ushtruesit të detyrës së drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Preshevë, Kujtim Sadriu, në facebook:
INFORMIM
Ndryshimi i emrit në rrjetin social facebook të Shtëpisë së Kukturës “Abdulla Krashnica” në “Teatri i Qytetit ” Preshevë është bërë pa dijeninë time, dhe ditëve në vijim do të kthehet ashtu siç ka qenë, i pëlqeu dikujt apo jo.
Unë do të punoj sipas akteve ligjore dhe statutare.
Teatri i Preshevës është nën ombrellën e Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” dhe nëse pavarësohet nga Kuvendi Komunal, atëherë do të zgjidhet edhe drejtori artistik, drejtori kozmetik, drejtori folklorik, drejtori ndriçues etj.
Edhe diçka. Teatri i Preshevës nuk ka pasur planprogram vjetor, dhe kam kërkuar nga aktorët që ditëve në vijim ta përgatisin dhe ta dorëzojnë planprogramin për vitin 2023.
P.S. Kush s’e ndien veten rehat në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” dhe Teatrit të Qytetit në Preshevë, lirisht mundet me e liruar vendin e punës, dhe t’i drejtohet Holliwudit, në SHBA.
Për fund, le të dihet se ditëve në vijim, do t’i publikojmë keqpërdorimet e mjeteve financiare.
Kujtim Sadriu
UD Drejtor i Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” – Teatrit të Qytetit në Preshevë